Në Rahovec pritet të mbjellen rreth 2 mijë hektar me mbjellje vjeshtore për vitin 2018

RahovecPostuar: 13:32 / 31.10.2017

Në Komunën e Rahovecit mbjelljet vjeshtore janë duke shkuar sipas planifikimeve, por për shkak të reshjeve atmosferike mbjelljet janë ndërprerë dhe tani mbjelljet nga ana e fermerëve janë duke vazhduar me një intensitet të shtuar.

Afati optimal për mbjelljen e grurit është nga 10 tetor deri me 05 nëntor, por mund të vazhdoj deri në fund të muajit nëntor, varësisht nga kushtet klimatike mirëpo gjithmonë duke rritur sasinë e farës për 10-15% për sipërfaqe.

Bazuar në statistikat dhe informacioneve nga tereni të cilat i posedon Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural për vitin 2018 janë planifikuar të mbillen 2 143 hektarë me kulturë vjeshtore dhe deri më tani janë mbjellë 1 275 hektar. Për këtë vit janë planifikuar të mbillen 2 100 hektar grurë dhe deri më tani janë mbjellë 1 250 hektar.

30 hektar janë planifikuara të mbillen me qepë, por deri më tani janë mbjellë 20 hektar, ndërsa me spinaq janë planifikuar të mbillen 8 hektar dhe 5 hektar me kultura tjera.

Përmes zyrës për shërbime këshilluese që është në kuadër të drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, zyrtarët e kësaj drejtorie në vazhdimësi kanë dhënë këshillime për fermerë dhe varësisht nga kërkesat e fermerëve organizohen edhe këshillimet.

Gjatë muajit shtator dhe tetor janë organizuar gjithsejtë tri trajnime me tema si konservimi i perimeve, vjelja-ruajtja, marketingu i pemëve-perimeve dhe mbjellja e pemëve.