Në Rahovec vazhdon aksioni për largimin e mbeturinave

RahovecPostuar: 14:30 / 03.05.2018

Aksioni për largimin e mbeturinave po vazhdon edhe sot në territorin e Komunës së Rahovecit dhe përveç mbeturinave inerte në organizim të tri shkollave fillore të fshatrave Gexhe, Malësi e Vogël dhe Ratkoc po largohen edhe mbeturinat organike në rrugët e këtyre vendbanimeve dhe oborreve të shkollave dhe hapësirave tjera në bashkëpunim me kompaninë “Eko Drinia”.

Nga dita e mërkurë, kur edhe ka filluar aksioni për largimin e mbeturinave deri më tani janë larguar mbeturinat në qytetin e Rahovecit, rrugës rajonale për Malishevë, në lagjen e epërme në Rahovec, në fshatrat Sapniq, Opterushë, Zoqishtë,  Reti dhe largimi i mbeturinave nga deponitë në fshatin Fortesë dhe në oborrin e Shkollës së Mesme “12 Maji në Ratkoc”.

Në kuadër të këtij aksionit mbeturinat janë larguar, apo janë duke u larguar nëpër këto vend banime: largimi i mbeturinave inerteve përreth lumit Drini i Bardhë në fshatin Ratkoc, largimi i mbeturinave në Malësi të Vogël në hapësirat publike, largimi i mbeturinave inerteve përreth varrezave në fshatin Fortesë, largimi i  mbeturinave në fshatin Gexhë, largimi i mbeturinave inerte në rrugë rajonale Rahovec-Suharekë, mbi fshatin Zoqisht dhe largimi i deponisë në fshatin Sopniq.

Ecurinë e realizimit të këtij aksioni për largimin e mbeturinave nga afër në vazhdimësi janë duke e përcjellë, Smajl Latifi, kryetar i Komunës së Rahovecit në koordinim me drejtorët e drejtorive si ajo e Shërbimeve Publike, Arsimit dhe të Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit. /InfoKomuna/