Nënshkruhet kontrata për rregullimin e lumit Krushë e Madhe - Celinë

RahovecPostuar: 15:22 / 06.12.2018

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar kontratën për rregullimin e lumit që rrjedh ndërmjet fshatrave Krushë e Madhe dhe Celinë.

Ai e ka nënshkruar këtë kontratë në praninë e drejtorit të Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mirëmbajtje të Mjedisit, Rumir Zhuniqit.

“Përgjatë viteve, u ka shkaktuar probleme të shumta banorëve të kësaj ane me vërshime në shtëpi banimi, sidomos në toka bujqësore, me të cilat janë ballafaquar edhe përgjatë këtij viti. Me këtë projekt synohet që të zgjidhet ky problem njëherë e mirë. Vlera e projektit kap shifrën e 765,095.30 euro”, shkruan në komunikatën e Komunës.