Nis asfaltimi rrugës në fshatin Nagavc të Rahovecit

RahovecPostuar: 13:24 / 24.08.2017

Në fshatin Nagavc të Komunës së Rahovecit, kanë nisur punimet për asfaltimin e një përbrenda këtij fshati.

Mjetet financiare për asfaltimin e rrugës janë siguruar nga buxheti Komunal dhe qëllimi i asfaltimit të kësaj rruge është krijimi i kushteve më të mira infrastrukturore, për banorët të cilët jetojnë në këtë lagje, shkruan InfoKomuna.

Ecurinë e punimeve në asfaltimin e kësaj rruge nga afër i ka parë sot edhe Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe inxhinieri Sylejman Daka.

Gjatësia e rrugës është 450 metra , gjerësia 4.5 metra, dhe sipas përgjegjëseve të operatorit që është duke i kryer punime në këtë rrugë, përfundimi i asfaltimit të rrugës do të bëhet sot. /InfoKomuna/