Nis ndërtimi i 117 serrave për fermerë të komunës së Rahovecit

RahovecPostuar: 13:40 / 02.11.2018

Rahovec, 2 tetor - Dje ka nisur realizimi i serrave për 117 fermerë, përfitues të këtij projekti.

Sivjet është rritur sipërfaqja e serrave. Ato janë 1.5, 3 dhe 5 ari. Participimi nga fermerët do të jetë 20% e jo 25%, si në të kaluarën.

Sipas kontratës së lidhur, në komunën e Rahovecit do të ndërtohen serra në sipërfaqe 3.5 ha.

Fillimin e punëve në këtë projekt sot i ka parë nga afër kryetari i komunës, Smajl Latifi, me bashkëpunëtorët.