Nisin punimet në oborrin e shkollës në fshatin Senoc

RahovecPostuar: 15:25 / 06.12.2018

Në fshatin Senoc të komunës së Rahovecit, kanë nisur punimet në projektin për rregullimin e fushës së hendbollit, rrethojave të fushës së futbollit, oborrin dhe parkingut të Shkollës Fillore “Vëllezërit Frashëri”.

Nisjen e punimeve nga afër i ka parë, kryetari i komunës, Smajl Latifi, i cili tha se ky projekt është i rëndësishëm për qytetarët dhe nxënësit e fshatit.

“Sot po i monitorojmë fillimin e punimeve në rregullimin e oborrit dhe parkingut të Shkollës Fillore “Vëllezërit Frashëri” në fshatin Senoc, po rregullohet edhe rrethoja e fushës së futbollit si dhe po bëhet rregullimi i një fushe të hendbollit”, ka thënë kryetari Latifi.

Kurse, Daut Krasniqi, kryetari këshillit të fshatit Senoc, e ka falënderuar kryetarin për vizitën, ndërsa për fillimin e punimeve në projektin për rregullimin e fushës së hendbollit, rrethojave të fushës së futbollit, oborrit dhe parkingut, ka thënë se vërtetë ky projekte është i nevojshëm për kryerjen e aktiviteteve sportive për nxënësit të cilët i vijojnë mësimet në këtë shkollë.