Nisin punimet në projektin “Ulja e niveletës së përroit në fshatin Celinë”

RahovecPostuar: 11:59 / 11.09.2018

Në fshatin Celinë të Komunës së Rahovecit, sot kanë nisur punimet në projektin “Ulja e niveletës së përroit në fshatin Celinë”, në ceremoninë e nisjes së punimeve të pranishëm ishin Kryetari Smajl Latifi, Berat Duraku drejtor i DBPZHR-së dhe Afrim Dina kryesues i Kuvendi.

Kryetari i Komunës,Smajl Latifi u shpreh se sot filloi  zbatimi i projektit: “Ulja eniveletës së përroit në fshatin Celinë” dhe pikërisht nga dalja e ujitnga shtrati i këtij përroi janë vërshuar shumë toka bujqësore dheekonomi familjare.

Përfundimi i këtij projekti hap rrugë për projektintjetër të ndërlidhur për kullimin e tokave bujqësore të fermerëve tëvyeshëm të këtij fshati.

Muhamet Ramadani, kryetar i këshillit të fshatit Celinë e ka falënderuar, Kryetarin e Komunës Smajl Latifi,drejtorin e DBPZHR-së Berat Duraku, kryesuesin e kuvendit komunal AfrimDina, asamblistët  Rasim Fazliu dhe Faton Ramadani, për projektin “Ulja e niveletës së përroit në fshatin Celinë”.

Ai tha po ashtu se sot filluanpunimet, në njërin ndër projektet më të rëndësishme për banorët efshatit Celinë. Realizimi i këtij projekti është mundësuar nga buxheti i Komunës së Rahovecit i cili kap vlerën prej 178,000 euro dheqë ka një gjatë si prej 1237 metra. /InfoKomuna/