Përkujtohen tre dëshmorët e fshatit Zatriq të Rahovecit

RahovecPostuar: 09:32 / 04.09.2017

Në fshatin Zatriq të Komunës së Rahoveci, në 19-vjetorin e rënies së dëshmorëve Mazllum Kastrati, Xhafer Vehapi dhe Esat Kastrati është mbajtur tubim përkujtimor.

Të pranishëm në tubim ishin Kryetari i Komunë së Rahovecit Idriz Vehapi me bashkëpunëtor, familjar, bashkëluftëtar të dëshmorëve,banor të fshatit Zatriq dhe fshatrave përreth.

Në fjalën e tij të mbajtur në tubimin e mbajtur Kryetari i Komunës së Rahovecit, ka thënë se me 3 shtator të vitit 1998, nga mëngjesi forcat e armikut kishin filluar të granatonin fshatin Zatriq dhe pozicionet e UÇK-së, dhe në orët e mbrëmjes kanë rënë Dëshmor Mazllumi, Esati dhe Xhaferi.

Për neve bashkëluftëtarëve ishte një moment shumë i dhimbshëm, sepse kishim humbur tre shok të luftës, tre bashkëfshatar mirëpo ne sot të cilët jemi gjallë e shohim se vepra dhe gjaku i tyre nuk ka shkuar huq, tani kemi shtetin e Kosovës të cilin duhet së pari ta respektojmë për hire të gjakut të derdhur, për hir të djersës, për hir të lotëve të nënave, ka përfunduar fjalimin e tij Kryetari Vehapi./InfoKomuna/