Qytetarët e fshtrave Radoste dhe Gexhe kërkojnë infrastrukturë rrugore

RahovecPostuar: 13:28 / 28.08.2017

Dëgjimet publike për planifikimin e buxhetit të vitit 2018 dhe Kornizës afatmesme 2019/2020, janë mbajtur me qytetarët e fshatrave Radoste dhe Gexhe të komunës së Rahovecit.

Gjatë këtij dëgjimi qytetarët kanë paraqitur kërkesat dhe prioritetet e tyre, raporton InfoKomuna.

Lulzim Sylejmani, drejtor për Buxhet dhe Financa, ka thënë se buxheti i Komunës së Rahovecit për vitin 2018 është 13 milionë 444, 770 euro dhe planifikimi i tij do të bëhet në harmoni të plotë me nevojat dhe kërkesat të cilat janë më me prioritet si për banorët e fshatrave Radoste, Gexhe po ashtu edhe të fshatrave tjera të Komunës.

Ndërsa Muhamet Behra, drejtor i Shërbimeve Publike, u ka thënë banorëve të fshatit Radoste se së shpejti do të fillojnë punimet për kubëzimin e tri rrugëve, kurse investime do të ketë gjatë këtij viti edhe në fshatin Gexhe pasi që janë të planifikuara të kubëzohen dy rrugë.

Kërkesat e banorëve të fshatit Radoste ishin kubëzimi rrugëve, evitimi i problemeve me kanalizim dhe zgjerimi i tij, rregullimi i rrugëve fushore, ndërtimi i trotuarit që lidh fshatin Radost me fshatin Gexhe, ndriçimi publik dhe ndërtimi i një salle sportive.

Kurse kërkesat e banorëve të fshatin Gexhe ishin rregullimi i kanalit të ujerave atmosferike që kalon përmes fshatit, kubëzimi i rrugëve, evitimi i problemeve me kanalizim dhe rregullimi i rrugëve fushore./InfoKomuna/

PejëKomente: 0 Mbahet takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës 12:20 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal në Pejë, mbajti sot takimin e radhës të rregullt, kryesuar nga Rexhep Kurtbogaj, ku morën pjesë kryetari Gazmend Muhaxheri, Nënkryetarët, Drejtorët, mediat dhe qytetarët të interesuar, ku është debatuar për disa pika të rendit të ditës.