Qytetarët e Rahovecit kërkojnë rregullimin e kanalizimit dhe ndriçimin publik

RahovecPostuar: 13:19 / 23.08.2017

Komuna e Rahovecit vazhdon mbajtjen e dëgjimeve publike me qytetar për përgatitjen e buxhetit të vitit 2018.

Komiteti për Politik dhe Financa (KPF), në Komunën e Rahovecit i ka vazhduar dëgjimet publike me qytetarë, për përgatitjen e buxhetit për vitin 2018 dhe Kornizës afatmesme 2018/2020, me qytetarët e fshatrave Kramovik, Guri i Kuq dhe Mrasor, raporton InfoKomuna.

Kryesuesi i KPF-së Nahit Elshani u ka thënë qytetarëve të cilët ishin të pranishëm se ne jemi sonte këtu që të ju dëgjojmë  juve, se cilat janë kërkesat e juaja dhe më pas këto kërkesa të hyjnë në buxhetin e vitit 2018. Ju njoftoj se mbi 70 përqind e kërkesave të cilat kanë ardhur nga qytetarët vitin e kaluar, kanë hy në buxhetin e vitit 2017, bazuar në këtë ju inkurajoj që të paraqitni kërkesat tuja edhe në mënyrë të shkruar.

Lulzim Sylejmani, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa u shpreh se ne me ligj jemi të obliguar që çdo vit të mbajmë takime me qytetarë para se të përgatitet buxheti për vitin paraprak. Buxheti për vitin 2018 i Komunës së Rahovecit do të jetë 13 milion 444, 770 euro, ndërsa ajo që me së shumti ju intereson juve qytetarë është investimet kapitale dhe për vitin 2018, investimet kapitale do të jenë 4 milion 396,403 euro.

Kërkesat e qytetarëve ishin: zgjerimi i sistemit të ujitjes, rregullimi i kanalizimit dhe ndriçimi publik. /InfoKomuna/