Rahoveci mbetet pa ujë të pijshëm

RahovecPostuar: 14:47 / 03.05.2018

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Gjakova" njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit se do të ndërpres furnizimin me ujë në tërë zonat e shërbimit, që planifikohet të premten, nga ora 8:00. Ndërprerja e furnizimit me ujë, planifikohet të zgjas 25-30 orë.

"Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë në tërë zonën e shërbimit (Gjakovë, Rahovec dhe fshatrat e Prizrenit, në përjashtim të pjesëve që furnizohen nga burimet), është lidhja e gypave kryesor në fabrikën e vjetër me fabrikën e rëndesa, faza e dytë është në fazën e finalizimit", thuhet në njoftim. /InfoKomuna/