Rahovec: KPF shqyrton Raportin 3 mujor financiar të vitit 2018

RahovecPostuar: 12:23 / 18.04.2018

Në kryesimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal Afrim Dina, në prani të nënkryetarit të Komunës, Fatmir Iska, anëtarëve të KPF-së dhe përfaqësueseve të OSBE-së, sot u mbajt mbledhja e dytë e Komitetit për Politik dhe Financa të Komunës së Rahovecit për vitin 2018.

Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së, të cilët ishin prezent në këtë mbledhje, për mbledhjen e Kuvendit u rekomanduan këto pika:

Shqyrtimi i Raportit 3 mujor financiar të vitit 2018,
Shqyrtimi i raportit të auditimit të brendshëm për DKA-në,
Formimi i Komisionit Komunal të Aksionarëve për Ndërmarrjen Publike-Stacioni i Autobusëve,
Propozimi i Kryetarit për marrjen e vendimit për ndarjen e pronës Komunale në shfrytëzim afatshkurtër 15 vjet personave juridik për grumbullimin e pemëve dhe perimeve në fshatin Xërxe dhe Propozimi i Kryetarit për ndarjen e mjeteve financiare për organizimin e festivalit “Anadrinia Jehonë”.

 

/InfoKomuna/