Rahoveci anulon aktivitetin e prokurimit për furnizim me e-kioskë

RahovecPostuar: 12:11 / 27.05.2019

Komuna e Rahovecit ka anuluar aktivitetin e prokurimit për furnizim me e-kioskë, që shërbejnë për nxjerrjen e dokumenteve të gjendjes civile.

Ekzekutivi lokal, me këtë veprim, ka zbatuar vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit, i cili ka marrë vendim për anulimin e këtij aktiviteti të prokurimit për shkak të shkeljes së dispozitave të Ligjit për Prokurimin Publik.

Në njoftimin e Komunës bëhet e ditur se anulimi i prokurimit për furnizim me e-kioska është i bazuar në “vendimin e OSHP - së me numër të protokollit 149/19, të datës 21.5.2019, për anulimin e tërësishëm të aktivitetit të prokurimit”, shkruan sot Koha Ditore.

Paraprakisht Organi Shqyrtues i Prokurimit ka marrë vendim për anulimin e këtij aktiviteti të prokurimit meqë ka konstatuar shkelje të LPP-së, duke vlerësuar se Komuna nuk e ka të specifikuar mirë funksiononin e këtij projekti, sikurse që specifikimin teknik nuk e ka përgatitur në mënyrën e duhur.

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...
PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.