Rahoveci me aktivitete shënon 78-vjetorin e lindjes së Ukshin Hotit

RahovecPostuar: 10:02 / 15.06.2021

Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me Shoqatën për Ruajtjen dhe Kultivimin e Vlerave Kombëtare "Arbëria", organizojnë aktivitete në shënim të 78-vjetorit të lindjes së atdhetarit Ukshin Hoti.

Aktivitetet organizohen më 17 qershor 2021, sipas kësaj agjende:

Aktivitetet:

E enjte, 17 qershor 2021

Ora 09:00  - Vizitë  shtëpisë – muze të Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Ora 10:00 – Promovimi i përmbledhjes me kumtesa e fjalime për Ukshin Hotin, përgatitur nga Shoqata për Ruajtjen dhe Kultivimin e Vlerave Kombëtare “Arbëria”.

Vendi: Salla e Kuvendit të Komunës së Rahovecit. /InfoKomuna/