Rahoveci me aktivitete shënon 28 Nëntorin

RahovecPostuar: 12:39 / 27.11.2017

Komuna e Rahovecit njofton se ka bërë të gjitha përgatitjet për shënimin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit Kombëtar.

Në njoftim thuhet se për nderë të 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit Kombëtar, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi me bashkëpunëtor do të bëjë nderime-homazhe dhe do të vendos buqeta lulesh tek Varrezat e Dëshmorëve,  shtatoret e Heronjve Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici, Pllaka Përkujtimore, busti i Heroit Mensur Zyberaj dhe tek Teqeja në qytetin e Rahovecit.

Aktivitet do të organizohen sipas kësaj agjende:

Ora 11:00, Varrezat e Dëshmorëve,
Ora 11:15, Shtatoret e Heronjve Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici,
Ora 11:30, Pllaka Përkujtimore,
Ora 11:45, Busti i Heroit Mensur Zyberaj
Ora 11:50 , Teqeja.

Nderime-homazhe dhe vendosje të buqetave me lule nga zyrtarët komunal do të bëhen edhe tek Përmendoret, varrezat e Dëshmorëve në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit, duke filluar nga ora 9:30. /InfoKomuna/