Rahoveci ndalon migrimin e bletëve nga komunat tjera

RahovecPostuar: 11:04 / 23.04.2018

Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Rahovec, Berat Duraku, ka nënshkruar vendimin për ndalimin e migrimit të bletëve nga Komunat tjera.

Kjo është bërë me kërkesë të Shoqatës së Bletarëve të Komunës së Rahovecit me Nr. 124 të datës 10.04.2018 me të cilën u ndalohet subjekteve të ndryshme migrimi i bletëve nga Komunat tjera në hapësirat e Komunës së Rahovecit, pa lejen paraprake të organeve kompetente të Komunës së Rahovecit (Inspektorit të Veterinës).

Në arsyetimin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural thuhet ”Pas shqyrtimit të kërkesës së Shoqatës së Bletarëve të Komunës së Rahovecit me Nr. 124 të datës , 10.04.2018 dhe përfundimit të aplikimit për pagesa direkte (Subvencioneve) për bletari dhe duke u bazuar në numrin e aplikuesve për këtë vit si dhe numrit të madh të koshereve të bletëve të deklaruara nga ana e aplikuesve-bletarëve në Komunën tonë di dhe duke u bazuar në planifikimin nga DPZhR-Rahovec për respektimin e hapësirave për kullosa dhe mbajtjes të distancës të përcaktuar me rregullore në fuqi, prandaj kjo Drejtori ka vendosur sikur në dispozitiv”. /InfoKomuna/