Rahoveci ndalon për një muaj përdorimin e mjeteve piroteknike

RahovecPostuar: 10:43 / 11.12.2018

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar urdhëresën për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike në këtë komunë.

Bazuar në piken 3 të urdhëresës thuhet se personat të cilët bijnë në kundërvajtje me dispozitat e urdhëresës do të ndëshkohen me gjobë në shumën prej 100 euro.

Pika 1 e urdhëresës thotë se ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe, ndërkaq pika 2 thotë se ndalesa sipas pikës 1 të urdhëresës vlen për periudhën prej datës  15 dhjetor 2018 deri më 15 janar 2019.