Rahoveci përkujtohen dëshmorët Dalip Behra dhe Bekim Gashin

RahovecPostuar: 15:01 / 13.04.2018

U mbajt tubim përkujtimor në shënimin e 19-të vjetorit të rënies së dëshmorët Dalip Behra dhe Bekim Gashi nga fshati Krushë e Madhe të Komunës së Rahovecit. Të pranishëm në tubimin përkujtimorë ishin Kryetari i Komunë së Rahovecit, Smajl Latifi me bashkëpunëtor, familjar dhe bashkëluftëtar të dëshmorëve.

Kryetari i Komunë së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se Dalip Behra dhe Bekim Gashi me shokë i vunë gjoksin furtunës dhe vendosën të përballen me fatin, duke besuar se "e drejta është në anën tonë dhe këtë luftë duhet ta fitojmë ne; të poshtëruarit, të nëpërkëmburit, të dhunuarit, të persekutuarit, të gjymtuarit e të shndërruarit në hiç".

“Përkujtimi për të rënët nuk  ju shërben atyre. Lufta dhe sakrifica e bijve e bijave të kësaj toke janë shembuj dhe përkushtim. Të rënët për liri janë pasqyra ku duhet të shihemi çdo ditë, çdo orë e çdo minutë e çast. Jeta është e shtrenjtë dhe të vdesësh për lirinë dhe mirëqenien e të tjerëve është vendim sublim (madhor). Dëshmorët që po i përkujtojmë sot dhe të gjithë ata që vdiqën në rrugëtimin e vështirë për liri janë letërnjoftimi ynë".

"Na mbetet t’i kujtojmë e nderojmë për sakrificën që bënë dhe të zotohemi se e kemi detyrim të punojmë pa u lodhur në sendërtimin e asaj që dëshmorët tanë e nisën, por që mbetën në këtë rrugëtim. Jetësimi i lirisë me të gjitha të mirat e vështirësitë që ka, mbetet detyrë e çdoditshme dhe obligimi ynë i përhershëm”, ka thënë kryetari Latifi. /InfoKomuna/