Kryetari i Rahovecit nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi për ndërtimin e murit mbrojtës

RahovecPostuar: 15:25 / 17.03.2021

Kryetari i Komunës së Rahovecit z.Smajl Latifi ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me z. Alban Mazreku për ndërtimin e murit mbrojtës në rr.” Brigada 124″ në Retijë

Sot, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për ndërtimin e murit mbrojtës me z.Alban Mazreku, nga fshati Retijë. Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje është qëllimi dhe vullneti i lirë dhe i mirë i palëve për ndërtimin e murit mbrojtës në rrugën ‘Brigada 124″, respektivisht përgjatë segmentit ” Avni Thaqi” në fshatin Retijë, komuna e Rahovecit.

Ndërsa obligohet Komuna e Rahovecit, përmes Drejtori i së Shërbimeve Publike të bëjë mbikëqyrjen e projektit dhe do t’i ndihmojë investuesit në punët teknike për mbarëvajtjen dhe përfundimin e punëve në ndërtimin e këtij muri.

Ndërsa, Investuesi z. Alban Mazreku do të përkujdeset për sigurimin e mjeteve financiare dhe kontraktimin e operatorit ekonomik për ndërtimin e murit.

Palët zotohen se do t`i përmbahen kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi dhe se në rast kontesti eventual apo  për paqartësinë në tekstin e kësaj marrëveshjejë, të zgjidhen me anë të bisedimeve, konsultimeve miqësore dhe me mirëkuptim, në të kundërtën kompetent për zgjidhjen e kontestit ndërmjet palëve do të jetë Gjykata Themelore në Gjakovë- Dega në Rahovec.

Kryetari Latifi ka falenderuar z. Alban Mazrekun, për kontributin humanitar dhe solidaritetin e treguar.

ShtimeKomente: 0 Kuvendi i Komunës së Shtimes mban mbledhjen e radhës 17:04 / 28.03.2024 Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit, ku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.