Realizohen projekte infrastrukturore në 3 fshatra të Rahovecit

RahovecPostuar: 10:45 / 19.07.2017

Vazhdojnë investimet nga buxheti i Komunës së Rahovecit për përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme në gjithë territorin e komunës.

Realizimin e këtyre projekteve në fshatrat: Kramovik, Çifllak dhe Guri i Kuq, nga afër i ka parë edhe Idriz Vehapi kryetari i Komunës së Rahovecit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Bëhet fjalë për rregullimin e objektit të ri të SHFMU “ Mustafë Ibishi” në fshatin Kramovik dhe rregullimin e rrugëve fushore në fshatrat Çifllak dhe Guri i Kuq.