Tash 24 orë pa ujë një pjesë e banorëve që furnizohen nga Radoniqi

RahovecPostuar: 10:46 / 12.05.2018

Një pjesë e madhe e shfrytëzuesve të ujit që furnizohen nga Radoniqi, kanë mbetur pa ujë. Banorë të Rahovecit dhe të Rogovës së Hasit kanë njoftuar Ksp-në se për më shumë se 24 orë janë pa ujë.

Kurse zyrtarë të Kompanisë së Ujësjellësit Radoniqi, kanë bërë të ditur se ndërprerja e furnizimit me ujë është shkaktuar si pasojë e pëlcitjes së një gypi kryesor furnizues me ujë në fshatin Xerxë.

Ekipet e dërguara nga Gjakova dhe Rahoveci janë duke u munduar ta evitojnë problemin, por se edhe sonte u duhet banorëve të mbesin pa ujë, pasi defekti nuk mund të sanohet shpejt, pasi gypi që ka shpërthyer është furnizuesi kryesor i ujit, i dimensionit F-800.

Banorët janë ankuar se përveç ndërprerjes së fundit, ata përballën pa paralajmërim me reduktime të shpeshta të ujit.