Vdes në QKUK i aksidentuari në Rahovec

RahovecPostuar: 11:01 / 27.12.2017

Viktima mashkull (rom), ka ndërruar jetë në gjatë ditës së djeshme në QKUK, pasi i njejti ishte përfshirë në një aksident komunikacioni më 1 dhjetor në fshatin Fortesë të Rahovecit.

“Fshati Fortesë, Rahovec 1.12.2017-18:45. Në lidhje me rastin raportohet se viktima mashkull K/Rom i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, me 26.12.2017 ka ndërruar jetë”, njofton Policia.

 Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.