Vehapi: Do t'i mbështesim bizneset në zhvillimin e tyre

RahovecPostuar: 16:21 / 27.10.2017

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka vizituar ndërmarrjen e suksesshme “QMEGA COM”, në qytetin e Rahovecit, e cila merret me prodhimin e rrjeteve me tel të zinktuar dhe të plastifikuar.

Kryetari Vehapi ka vizituar ndërmarrjen për prodhimin e rrjeteve me tel të zinktuar dhe të plastifikuar “QMEGA COM”, ku është pritur nga pronari Qemajl Qmega.

Për punën e bërë dhe sukseset e arritura kryetari u ka thënë se mundi i familjes tuaj është shpërblyer me ngritjen e një biznesi që po rritet dhe po i kontribuon edhe komunitetit, sepse tashmë "ju keni të punësuar një numër të konsideruar në ndërmarrjen të cilën ju dhe familja juaj e udhëhiqeni".

Poashtu kryetari i ka thënë pronarit Qmega se bizneset e vogla dhe të mesme janë një mundësi e mirë për zhvillim "dhe ne në vazhdimësi duhet t’i përkrahim që këto ndërmarrje të zhvillohen edhe më shumë".

Kurse pronari i ndërmarrjes “QMEGA COM”, Qemajl Qmega fillimisht e ka falënderuar Kryetarin Vehapi për vizitën dhe për kujdesin e tij të treguar në vazhdimësi duke thënë se "nëse ne kemi përkrahje të vazhdueshme institucionale, sigurisht që do të rrisim edhe me tutje numrin e të punësuarve në ndërmarrjen tonë". /InfoKomuna/