Vehapi viziton punëtorët e "EkoRegjionit", premton se do t'iu sigurojë kushte më të mira

RahovecPostuar: 16:23 / 15.11.2017

Kandidati për kryetar të Rahovecit, Idriz Vehapi, ka vizituar sot punëtorët e kompanisë “EkoRegjioni”, në Rahovec.

Ai tha se këta punëtorë çdo ditë e mbajnë të pastër këtë komunë. “Punëtorët e Kompanisë “EkoRegjioni” – njësia në Rahovec, janë njerëz që me përkushtimin më të madh kujdesen përditë që ta mbajnë të pastër Komunën tonë.

Bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Kompanisë, z. Nehat Basha dhe drejtorin e njësisë, z. Gani Raba, i vizitova këta punëtorë të palodhshëm dhe i sigurova se do të kemi kujdes të veçantë për t’ju siguruar kushte më të mira për punë”, ka shkruar në Facebook, Vehapi.