Komunës së Rahovecit një milion euro për kompensimin e dëmeve nga vërshimet

RahovecPostuar: 10:56 / 26.04.2019

Qeveria e Kosovës sot ka ndarë një milion euro për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri dhe vërshimet në vitin 2018 në komunën e Rahovecit.

Por, ata që u prekën nga këto vërshime kanë kërkuar më shumë se kaq.

Ndërsa, Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se buxheti shtetëror për komunat do të rritet për më shumë se 25 për qind.

Kjo u tha kur u diskutua për shqyrtimin e kornizës afatmesme të shpenzimeve gjatë viteve 2020-2022, e cila është votuar e plotë nga Qeveria.