Ramosaj e Maxhuni flasin për subvencionimin e fermerëve

DeçanPostuar: 10:09 / 16.01.2018

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj , ka pritur në takim zv.ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni.

Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur më mundësitë e subvencionimit të fermerëve në komunën e Deçanit në sektorët të ndryshme si: blegtori (gjedhe, dele, dhi), pemëtari si dhe mundësinë e investimit në sera të fermerët me qëllimin e subvencionimit të prodhimit vendor dhe krijimin e vendeve te reja të punës.

Zëvendësministri Shukri Maxhuni tha se kjo vizitë është në kuadër të vizitave që po bëjnë në komuna për të identifikuar nevojat e komunës së Deçanit në sektorin e bujqësisë.

"Brenda tre muajve ne si ministri do të dalim më projektin final të hartuar nëpër të gjitha komunat e Kosovës ku do të jen të inkorporuara edhe kërkesat e komunës së Deçanit", tha ai./InfoKomuna/