Mikiçi i vdekur del fites në Ranillug, sqaron KQZ-ja (Dokument)

RanillugPostuar: 16:31 / 23.10.2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar të publikojë rezultatet e për zgjedhjet lokale të kandidatëve për kryetar komune dhe subjekteve politike.

Ndërkaq në Komunën e Ranillugut fituese e zgjedhjeve është Lista Serbe me 70.62%, por me kandidatin tashmë të vdekur Gradimir Mikiç, raporton InfoKomuna.

Kjo edhe ngriti konfuzion në opinion se si është e mundur t’i fitojë zgjedhjet ish-kryetari i Ranillugut, i cili muajin e kaluar (15 shtator) humbi jetën në një aksident trafiku në Nish.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka sqaruar se ka ndodhur vetëm një gabim teknik kur ka filluar publikimi i rezultateve.

Ndërkaq ka theksuar se në listën e kandidatëve për kryetar të Komunës së Ranillugut, ka qenë kandidati i zëvendësuar nga Lista Serbe, shkruan InfoKomuna.

“Ka ndodhur nje gabim teknik në KQZ, kur është bërë publikimi i rezultateve për të gjitha komunat. Ndërkaq materiali dhe listat e kandidatëve që janë dërguar në Komunën e Ranillugut, janë me kandidatin e zëvendësuar ai subjekt politik (Lista Serbe). Pas publikimit të rezultateve është vërejtur ai gabim teknik dhe shpejt do të përmirësohet”, ka sqaruar për InfoKomunën zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Zgjedhjet në Ranillug i ka fituar Lista Serbe me kandidatin Vladica Aritonoviç. /InfoKomuna/

PrizrenKomente: 0 QMF 1 në Prizren bëhet me Njësi Diabetike 14:47 / 15.04.2019 Në vazhdën e riorganizimit të njësive shëndetësore për të ofruar shërbime më kualitative, tanimë Qendra e Mjekësisë Familjare 1 ka Njësinë e saj Diabetike.
PrishtinëKomente: 0 Kompanisë "Pastrimi" i bllokohen xhirollogaritë bankare, shkak borxhet 12:14 / 19.04.2019 Kompania Rajonale e Mbeturinave "Pastrimi", njofton opinionin publik se i janë bllokuar xhirollogaritë bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës, dhe po ashtu gjendet para një kolapsi financiar për arsye të borxhit që ka ndaj kësaj kompanie.
PrishtinëKomente: 0 Termokos me njoftim të ri për banorët e Prishtinës 13:16 / 15.04.2019 Për shkak të temperaturave të ulëta, të cilat sipas parashikimeve meteorologjike do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme në vendin tonë, Termokos në koordinim me KEK-un ka vendosur të vazhdojë furnizimin me ngrohje.
PrizrenKomente: 0 Prizreni shpërndan farë misri për fermerët 14:13 / 19.04.2019 Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Egzon Elshani bënë shpërndarjen e farës së misrit, për përfituesit e projektit “Furnizimi me farë misri”.