Vdes kryetari i Ranillugut në një aksident në Nish

RanillugPostuar: 15:47 / 15.09.2017

Ka humbur jetën në një aksident trafiku në Nish, kryetari i Komunës së Ranillugut, Gradimir Mikiq.

Komandanti i Policisë rajonale të Komunës së Ranillugut, ka konfirmuar për Gazetën Express se në aksidentin që ndodhi në magjistralen që çon në Nish të Serbisë, kanë vdekur dy persona: kryetari i Komunës së Ranillugut, Gradimir Mikiq dhe kryetari i Kuvendit Komunal, Sasha Aleksiq.

Aksidenti ka ndodhur para 2 orëve, konfirmoi komandanti i Policisë së Kosovës, në rajonin e Ranillugut, Nebojsha Popoviq.

Pos viktimave në aksident janë lënduar edhe Vesna, bashkëshortja e Gradimir Mikiqit si dhe një zyrtar i kësaj komune.

Shërbimi Emergjent i Qendrës së Shëndetit në Lajkovac të Serbisë, konfirmoi se rreth orës 12:45 kanë marrë një telefonatë për aksident. /InfoKomuna/

 

PodujevëKomente: 0 Katër persona përfshihen në rrahje në Podujevë 11:33 / 21.05.2018 Policia njofton se pas një zënke janë rrahur në mes veti katër persona. Gjatë kontrollit tek njëri prej tyre është gjetur dhe konfiskuar një shufër gome.
PrizrenKomente: 0 Nën kanosjen e armës, rrëmbehet një person në Prizren 13:04 / 21.05.2018 Pas mesnate, rreth orës 01:20 minuta, në rrugën “Turgut Ozal” në Prizren ka ndodhur rrëmbim i një personi. Me këtë rast Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë dy persona të dyshuar.
Fushë KosovëKomente: 0 "Hapësirat mjedisore në Fushë-Kosovë më të pastra" 13:11 / 21.05.2018 Komuna e Fushë-Kosovës ka marrë iniciativë për largimin e deponive ilegale. Largimi (pastrimi) i deponive të egra ka filluar në lagjet 028 dhe 029 të qytetit të Fushë-Kosovës.