Regjistrohet pasuria jo-financiare e Komunës së Rahovecit

RahovecPostuar: 15:46 / 24.05.2018

Njërin ndër vendimet e para të nënshkruar nga ana e kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka qenë vendimi për formimin e komisionit për regjistrimin e pasurisë jo-financiare në komunën e Rahovecit.

Për mos regjistrimin e pasurisë jo-financiare Auditori i Përgjithshëm, në vazhdimësi ka dhënë rekomandime që të bëhen ky regjistrim.

Kryetari Smajl Latifi thotë se me të marrë informatat lidhur me vërejtjen e dhëna të Auditorit të Përgjithshëm, ku në mesin e vërejtjeve ishte edhe mos regjistrimi i pasurive jo-financiare kam nënshkruar vendimin për formimin e komisionit për të bërë regjistrimin e pasurisë jo-financiare.

Pas formimit të komisionit, ky komision ka nisur punën dhe si rezultat i punës së tyre tani më kemi të gjithë pasurinë jo-financiare të regjistruar dhe kjo ka ndodhur për herë të parë pasi që, deri më tani nuk ka qenë e regjistruar kjo pasuri. Komisioni ka shpërndarë 29 837 barkode.

Gjithashtu, Kryetari Latifi ka përgëzuar të gjithë anëtarët e komisionit për regjistrimin e pasurisë jo-financiare të cilët me angazhimin dhe përkushtimin e tyre kanë bërë regjistrimi i pasurisë jo-financiare të Komunës së Rahovecit. /InfoKomuna/