Renovohet shkolla fillore "Hasan Prishtina" në fshatin Semetisht

SuharekëPostuar: 16:25 / 06.09.2017

Renovimi i kulmit është mundësuar falë një donacioni në vlerë prej 10,000.00€ nga Monika Hofer përfaqësuese e organizatës Volkshilfe nga Austria, si dhe 5,000.00€ nga Komuna e Suharekës.

Po ashtu është bërë edhe renovimi i sistemit të ngrohjes qendrore në këtë shkollë, i financuar nga Komuna.

Në përurim morën pjesë, znj.Monika Hofer, Kryetari i Komunës z.Sali Asllanaj, komandanti i forcave Austriake në Kosovë Kolonel Prieler dhe pjestar të CIMIC dhe LMT Austriake.

Kryetari falenderojë donatorët për investimin në këtë shkollë ku edhe ndau mirënjohje për znj.Monika, kërkoj nga nxënësit dhe stafi angazhim më të madh në procesin mësimor si dhe ta ruajnë objektin.
/InfoKomuna/