Rrahje masive mes nxënësve në Podujevë, njëri përfundon në QKUK

PodujevëPostuar: 11:30 / 06.02.2018

Një rrahje masive mes nxënësish ka ndodhur dje në Orllan të Podujevës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës së mesme "Aleksandër Xhuvani" në Orllan.

Nxënësit, shumica 17-18 vjeç, të ndarë në dy grupe, kanë përdorur mjete të forta në rrahje.

Sipas burimeve të Gazetës Express, 4 nxënës, N.N., A.B., D.I. dhe A.I. kanë sulmuar dy nxënës tjerë, A.M. dhe F.Sh.

Këta të fundit kanë marrë lëndime trupore dhe pasi që janë dërguar në ambulancë në Orllan e Podujevë, është dashur të shkojnë në QKUK.

Mësohet se A.M. ka marrë lëndime më të lehta trupore, kurse F.Sh. ka thyer dorën nga goditjet e shumta që ka marrë.

Policia raporton se dy nga personat të përfshirë në rrahje, janë në arrati e dy të tjerë janë arrestuar e dërguar në mbajtje.

“Raportohet se katër të dyshuar meshkuj K/shqiptarë kanë sulmuar me mjete të forta (shkop druri, boks të metalit) dy viktimat meshkuj K/shqiptarë. Të dyshuarit dhe viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Njësia policore ka arrestuar dy të dyshuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë gjenden në arrati”, thuhet në raportin e Policisë.

Komente: 0 Rriten zonat urbane të Kosovës, pa harta zonale 15:16 / 08.11.2018 Në Kosovë janë duke u rritur dukshëm zonat urbane. Për 18 vjet (2000 – 2018) zonat urbane të Kosovës janë rritur për 57 për qind, e zakonisht kjo rritje është bërë në tokat bujqësore.
PejëKomente: 0 Impianti- shpëtim për mjedisin e Pejës 11:49 / 12.11.2018 Në organizim të kompanisë rajonale të ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), të premten në Pejë është mbajtur një dëgjim publik për raportin e vlerësimit...
MitrovicëKomente: 0 Prej sot mbyllet për qarkullim segmenti rrugor Mitrovicë-Qabër 11:29 / 12.11.2018 Për shkak të fillimit të punimeve për sanimin e tunelit në rrugën nacionale N-2 segmenti Mitrovicë-Qabër, që nga sot me fillim nga ora 08:00, në segmentin rrugor Mitrovicë-Qabër, do të bëhet ndalje tërësore e qarkullimit të automjeteve.