Rreth 27 mijë nxënës i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë

Postuar: 12:37 / 18.05.2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi me rastin e mbajtjes së Testit të Arritshmërisë për klasat e nënta, ka vizituar shkollën fillore “Elena Gjika” në kryeqytet.

Bytyqi ka thënë se ka shumë rëndësi që ta shohin nga afër si shkojnë gjërat. Ministri ka bërë të ditur se numri i nxënësve që do t’i nënshtrohen testit është afro 27 mijë, duke shtuar se nuk pritet të ketë vonesa në publikimin e rezultateve.

“Neve vërtetë jemi të interesuar që rezultatet të jenë reale, ato të cilat tregojnë punën tonë që e kemi bërë gjatë kësaj periudhe, flasim të tonën dhe të gjithë përgjegjësve të përfshirë, në veçanti mësimdhënësve, ajo çka po e theksoi edhe drejtori edhe ne të gjithë jemi të interesuar është që vërtetë në klasat tona mësimdhënësi të shtojë një përgjegjësi, ne po e themi dhe kështu duhet të jetë, mësimdhënësi nuk është vetëm një i punësuar, është përtej kësaj”, ka thënë ministri Bytyqi.

I pranishëm ishte edhe drejtori për Arsim në Komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj, i cili ka thënë se ky test ka rëndësi për përcaktimin e nxënësve në shkollimin e mëtutjeshëm.

“Sigurisht që është shumë i rëndësishëm vlerësimi i jashtëm, ne bëjmë përpjekje që vazhdimisht vlerësimi i brendshëm të harmonizohet me vlerësimin e jashtëm, sa më të afërta të jenë këto dy vlerësime aq më i saktë është procesi i testimit dhe vlerësimit. Ma merr mendja që arritshmëria ka me qenë më e madhe sivjet, nuk bëhet fjalë këtu për kalueshmëri, sepse ne kalueshmërinë në Komunën e Prishtinës vazhdimisht e kemi pas të lartë, ne po luftojmë për arritshmëri me qenë diku 80, 90 për qind, prej këtyre 100 pyetjeve që i ka testi, dhe sivjet po ashtu do t’i krahasojmë, ne vazhdimisht i krahasojmë testet e këtij viti me vitin paraprak”, u shpreh Salihaj.

Testi i Arritshmërisë është organizuar në 108 qendra testimi dhe ka për qëllim orientimin e nxënësve për shkollimin e mëtejmë. Testi i Arritshmërisë përmban 100 pyetje nga lëndët gjuhë shqipe, matematikë, gjuhë angleze, kimi, fizikë, gjeografi, histori, dhe informatikë.

PrishtinëKomente: 0 Përmbaruesit ndihmojnë Ujësjellësin “Prishtina” në mbledhjen e borxheve 11:33 / 20.05.2019 Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka nisur mbledhjen e borxheve nga konsumatorët borxhlinj përmes përmbaruesve privatë. Procedimi i lëndëve tashme ka filluar, i tha Radio Kosovës zëdhënësja Arjeta Mjeku. Sipas saj, borxhi total ndaj shërbimeve të ujësjellësit...
PrizrenKomente: 0 Prizreni vazhdon me trajtimin e qenve endacakë 12:11 / 20.05.2019 Komuna e Prizrenit ka kontraktuar sërish një kompani për trajtimin e qenve endacakë, e cila do të jetë e angazhuar për dy vitet e ardhshme për kapjen e tyre, trajtimin duke përfshirë sterilizimin, vaksinimin dhe matrikulimin, përkujdesjen në qendrën e trajtimit dhe në rast...
PrishtinëKomente: 0 Komuna e Prishtinës gjobit bizneset që shpërndajnë fletushka marketingu 12:06 / 20.05.2019 Inspektorati i Komunës së Prishtinës bën të ditur se kompanitë dhe bizneset që shfrytëzojnë fletushkat dhe broshurat si formë marketingu, janë njoftuar publikisht, se nga data 1 maj 2019, se secili rast i evidentuar do të gjobitet me 90 euro gjobë mandatore.