Rreth 90 % të mollëve dhe të dardhave në Kosovë kanë dështuar

Postuar: 11:50 / 20.09.2017

Për shkak të motit të pafavorshëm për pemëtari, rreth 90 % të mollëve dhe të dardhave në Kosovë kanë dështuar. Kështu i tha RTK-së pemëtari Refki Shabani.

“Mund të them se rreth 90 % të mollëve dhe të dardhëve në Kosovë sivjet kanë dështuar për shkak të ngricave, prandaj (kur të vijë) vetëm mund ta përkujtojmë e jo edhe ta festojmë ‘Ditën e Mollës’, sepse thuajse s’kemi çfarë të ekspozojmë prej frutave e varieteteve të cilësisë dhe të sasisë”, ka thënë pemëtari nga Llugaxhia, Shabani.