Shala: Vetëpunësimi, sektor i rëndësishëm i mirëqenies

PejëPostuar: 15:55 / 13.09.2017

Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetare të Pejës, Sabiha Shala, në kuadër të informimit dhe krijimit të platformës ekonomike, ka takuar biznese të krijuara nga iniciativat individuale, të vetëpunësimit.

Në një nga këto vizita, Shala ka qëndruar dhe bashkëbiseduar në biznesin e sektorit të vetëpunësimit, rrobaqepësia “Nora”, me pronare Sheqere Asllanin, transmeton InfoKomuna.

“Vetëpunësimi është sektor i rëndësishëm dhe burim i fuqishëm i mirëqenies për shumë familje në vendin tonë. Krijimi i vendeve të reja të punës, te vetëpunësimi gjen hapësirë të madhe por do mbështetje dhe platformë të mirëfilltë zhvillimore që i jep krah këtij sektori, duke e motivuar, subvencionuar dhe duke ia lehtësuar veprimtarinë”, theksoi Sabiha Shala.

Znj. Sheqere Asllani theksoi se pavarësisht vështirësive, ajo ka arritur të krijojë mirëqenie për familjen dhe duke krijuar vende të reja të punës.

Ajo theksoi se nëse do të kishte përkrahje institucionale, biznesi i saj edhe do të rritej edhe do të ishte më konkurrent në tregun vendor dhe më gjerë.

Znj. Sabiha Shala, në këtë takim informues theksoi se në platformën qeverisëse, stimulimi, motivimi dhe subvencionimi, si dhe lehtësimi i kushteve për të bërë biznes, do të jenë kapitulli më i rëndësishëm i programit të saj për mandatin e ardhshëm për komunën e Pejës./InfoKomuna/

FerizajKomente: 0 Aliu dhe Avokati i Popullit flasin për të drejtat e njeriut 14:14 / 23.01.2018 Kryetari i Komunës së Ferizajt, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij. Gjatë këtij takimi janë diskutuar një mori çështjesh që përfshihen në misionin e Institucionit...
MalishevëKomente: 0 Nënkryetari Berisha premton përkrahje për aktivitetet rinore 11:33 / 23.01.2018 Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi, sot kanë pritur në një takim pune, kryetarin e Qendrës Rinore në Malishevë, Amrush Helshani dhe aktivistë të tjerë, të cilëve ju...
Komente: 0 Për 10 muaj mbi 623 milionë euro remitenca nga diaspora 12:18 / 23.01.2018 Gjatë 10 muajve të parë të vitit që lamë pas bashkatdhetarët tanë që jetojnë nëpër shtete të ndryshme të botës në formë të dërgesave në Kosovë kanë dërguar hiç më pak se 623.8 milionë euro, derisa gjatë...