Shërbimet shëndetësore ofrohen në shtëpitë e pacientëve në Skenderaj

SkënderajPostuar: 16:52 / 11.04.2019

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, dhe drejtori i përgjithshëm i Caritas Kosova, Don Viktor Sopi, kanë nënshkruar sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit, për realizimin e projektit “Ngritja e përkujdesit për shërbime sociale dhe shëndetësore në shtëpi dhe ambluanta në rajonin e Komunës së Skenderajt”.

Me anë të kësaj marrëveshjeje, do të ndihmohet Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në qytetin tonë, rreth realizimit të vizitave për të gjithë pacientët që marrin mjekimin në shtëpitë e tyre, që në pamundësi për shkaqe të ndryshme shëndetësore, nuk kanë mundësi t’i vizitojnë qendrat mjekësore, qoftë në vendbanimin e tyre apo edhe në qytet.

Me anë të këtij shërbimi, ekipet mjekësore profesionale, sipas modelit Caritas Gjerman, do t’iu ofrojnë shërbime shëndetësore personave në moshë, të vetmuarve dhe rasteve të rënda sociale në shtëpitë e tyre.

Periudha kohore e implementimit të kësaj marrëveshjeje është dy vjeçare, dhe fillon nga 1 prilli i këtij viti deri më 31.12.202. /InfoKomuna/

GjilanKomente: 0 120 mijë euro për studimin e fizibilitetit për pesë projekte në Gjilan 10:34 / 22.07.2019 Pushteti komunal i Gjilanit ka ndarë 120 mijë euro për realizim të studimeve të fizibilitetit për pesë projekte komunale. Njëri ndër projektet zhvillimore, për të cilin do të realizohet studimi i fizibilitetit , është projekti i shpërndarjes së gazit natyror të...
VitiKomente: 0 Në Viti u shkaktuan 196 zjarre nga janari deri në korrik 12:20 / 22.07.2019 Për shkaqet e mundshme të zjarrit dhe zjarre vëniet e qëllimta, si dhe rreziqet dhe pasojat ligjor, është mbajtur sot një tryezë ku është diskutuar rreth kësaj teme, e cila sidomos në sezonin veror, po shkakton dëme të konsiderueshme si në ekonomitë familjare,...
SkënderajKomente: 0 Hapet Panairi i veshjeve tradicionale në Skenderaj 13:32 / 22.07.2019 Në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj sot është hapur Panairi i veshjeve tradicionale, i organizuar nga Shoqata “Drugëza” dhe nën patronatin e kryetarit të Komunës, Bekim Jashari.