Shkatërrohen 3453 bimë narkotike në Zveçan

ZveçanPostuar: 14:49 / 22.06.2017

3453 bimë narkotike të llojit marihuanë janë gjetur në fshatin Loziste të Zveçanit.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit, janë marrë mostrat për analizë laboratorike, ndërsa bimët e tjera janë shkatërruar në vendin e ngjarjes.

Njësitet përkatëse policore, sipas raportit, janë duke e hetuar rastin.

Policia nuk ka raportuar nëse për këtë rast ka të dyshuar, ose të arrestuar për kultivim të bimëve narkotike.

Në Rubrikën “Policia” të “Drejtësisë në Kosovë” shpesh janë shfaqur aksione të forcave të rendit kundër narkotikëve.

MalishevëKomente: 0 Siguria në Malishevë vlerësohet e qetë dhe stabile 14:19 / 24.05.2018 Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) i Komunës së Malishevës sot ka mbajtur takimin e parë për këtë vit, ku është vlerësuar situata e sigurisë në territorin e Komunës së Malishevës, si dhe është miratuar plani vjetor i punës, i...
Komente: 0 Moti gjatë 5 ditëve të ardhshme 09:43 / 24.05.2018 Edhe ditëve në vijim temperaturat e ajrit do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet do të sillen nga 10 deri në 13 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 22 deri në 25 gradë celsius.