Shpend Ahmeti prezanton programin qeverisës

PrishtinëPostuar: 14:41 / 24.09.2017

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti prezanton programin qeverisës për mandatin katër vjeçar, ku do të shpalosen 100 zotimet e qeverisjes, të ndara në 10 fusha kryesore.

Ai dje ka premtuar se do të bëjë një treg të ri të gjelbër si dhe do të krijojnë një ndërmarrje publike e cila do të menaxhonte të gjitha tregjet në kryeqytet, si dhe do të merrej me largimin e shitësve ambulant.