Banorët e Brodit të rrezikuar nga gurët që po rrëshqasin nga punimet për autostradë

ShtërpcëPostuar: 13:54 / 31.07.2017

Ka dy vjet që banorët e fshatit Brod të Komunës së Shtërpcës janë të rrezikuar nga rrëshqitja e gurëve.

Banorët thonë që nuk janë kundër këtyre punimeve, veçse kërkojnë siguri, raporton KTV.

Këta banorë shumë herë e kanë lajmëruar policinë, por edhe përkundër ndërhyrjes së tyre, punimet kanë vazhduar. Ata thonë se kjo kompani nuk e ka marrë pëlqimin e banorëve kur ka filluar punimet në këtë zonë.

Në Ministrinë e Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor thonë se inspektorati ka realizuar mbikëqyrje dhe se ky operator posedon pëlqimin e këtij dikasteri.

Ndërsa kompania e cila është duke kryer punimet në atë zonë, nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e KTV-së.

PrishtinëKomente: 0 Komuna e Prishtinës ngrit nivelin e sigurisë rreth parkut të qytetit 09:50 / 24.04.2018 Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur së në bashkëpunim me UN Habitatin dhe UN Women, është duke e realizuar projektin për Auditimin e Sigurisë dhe punëtorinë Bllok pas Blloku - Minecraft për intervenimet e nevojshme në lagjen rreth Parkut të Qytetit.
DeçanKomente: 0 Fillon ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë 11:03 / 24.04.2018 Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim më komunën e Deçanit sot do të mbajnë ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e Rrugës Deçan – Plavë.