Mbyllet për tri ditë rruga Brezovicë – Qendra e Skijimit

ShtërpcëPostuar: 13:54 / 20.10.2021

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës njofton se për tri ditë do të jetë e mbyllur rruga Brezovicë – Qendra e Skijimit.

Sipas MMPHI-së, bllokimi i këtij segmenti do të bëhet pasi do të bëhet asfaltimi i rrugës.

“Duke filluar nga 20 tetor (e mërkurë), do të bëhet asfaltimi i rrugës Regjionale R210 apo Segmenti Brezovicë – Qendra e Skijimit. Për ditën e nesërme do të asfaltohet shtresa qarkulluese në gjatësi prej 4.5 kilometra. Njoftojmë të gjithë qytetarët se rruga është e pakalueshme deri më datë 23 tetor ora 16:00 (e shtunë)”, thuhet në njoftim.

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.