Pezullohet ndërtimi i vilave në “vikend zonën” e Brezovicës

ShtërpcëPostuar: 10:20 / 14.05.2019

Ndërtimi i disa vilave në hapësirën e parkut nacional “Sharri” është pezulluar nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit.

Me urdhër të kryeshefit në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Ilir Morina, inspektorët kanë dalë në vendin e ngjarjes, teksa punimet janë ndërprerë derisa të vërtetohet nëse dikush prej ndërtuesve është pajisur me leje ndërtimore nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor apo nga Komuna e Shtërpcës.

Sipas Morinës, këto ndërtime po bëhen në pjesën e “vikend zonës” e cila ka marrë pamjen e një fshati.

“Pasi kemi marrë informacionet i kemi dërguar inspektorët në terren dhe i kemi ndërprerë punimet. Ndërkohë ka mbetur të vërtetohet nëse ndërtuesi ka marrë leje në MMPH apo në Komunën e Shtërpcës. Nëse gjatë ditës së sotme nuk i sjellin lejet, atëherë inspektorët do të nisin procedurat tjera ligjore ndaj tyre”, ka thënë Morina.

PrishtinëKomente: 0 Përmbaruesit ndihmojnë Ujësjellësin “Prishtina” në mbledhjen e borxheve 11:33 / 20.05.2019 Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka nisur mbledhjen e borxheve nga konsumatorët borxhlinj përmes përmbaruesve privatë. Procedimi i lëndëve tashme ka filluar, i tha Radio Kosovës zëdhënësja Arjeta Mjeku. Sipas saj, borxhi total ndaj shërbimeve të ujësjellësit...
PrishtinëKomente: 0 Komuna e Prishtinës gjobit bizneset që shpërndajnë fletushka marketingu 12:06 / 20.05.2019 Inspektorati i Komunës së Prishtinës bën të ditur se kompanitë dhe bizneset që shfrytëzojnë fletushkat dhe broshurat si formë marketingu, janë njoftuar publikisht, se nga data 1 maj 2019, se secili rast i evidentuar do të gjobitet me 90 euro gjobë mandatore.
PrizrenKomente: 0 Prizreni vazhdon me trajtimin e qenve endacakë 12:11 / 20.05.2019 Komuna e Prizrenit ka kontraktuar sërish një kompani për trajtimin e qenve endacakë, e cila do të jetë e angazhuar për dy vitet e ardhshme për kapjen e tyre, trajtimin duke përfshirë sterilizimin, vaksinimin dhe matrikulimin, përkujdesjen në qendrën e trajtimit dhe në rast...