Suharekë: Kryetari Asllanaj priti në takimin Komandantin e LMT-së, kapitenin Peter Resch

ShtërpcëPostuar: 11:38 / 06.10.2016

Komandanti i LMT-së së KFOR-it që vepron në Komunën e Suharekës, kapiteni Peter Resch, këto ditë përfundon angazhimin e tij në këtë post dhe kthehet në detyrë në shtetin e tij në Austri.

Si shenjë bashkëpunimi të mirë në mes të LMT-së dhe Komunës së Suharekës dhe në shenjë respekti për punën e bërë gjatë mandatit të tij, eprori i KFOR-it austriak kapiteni Peter nga kryetari i Komunës së Suharekës z. Sali Asllanaj ka marrë mirënjohje. Në krye të LMT-së në Suharekë tani ka ardhur eprori tjetër ing. Gernot Marschmnig./InfoKomuna/