UNDP dhe Shtërpca krijojnë të ardhura për familjet rurale

ShtërpcëPostuar: 13:02 / 24.08.2016

Komuna e Shtërpcës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) sot do të nënshkruajnë një marrëveshje për bashkë-financim për të ndihmuar një numër më të madh të banorëve lokal t’i përmirësojnë fermat e tyre të mjedrave dhe t’i zgjerojnë aktivitetet ekonomike në këtë fushë.

Në ngjarje do të marrin pjesë edhe kryetari i komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikolić, koordinatorja e programit në UNDP, znj. Valbona Bogujevci, dhe kreu i Administratës së Zyrës Koordinatore për Bashkëpunim Teknik brenda ambasadës së Austrisë në Kosovë, Arsim Aziri.

Ky kontribut i rëndësishëm financiar do të rrisë numrin e mundësive për punësim në Shtërpcë dhe do t’i ndihmojë familjet lokale të gjenerojnë më shumë të ardhura.

Marrëveshja për bashkë-financim është pjesë e Paktit të Punësimit Territorial të projektit Interdev, i cili është i financuar nga Bashkëpunimi i Austrisë për Zhvillim dhe i implementuar nga UNDP-ja.