Zhvillohet aksioni i pastrimi në Shtërpcë

ShtërpcëPostuar: 08:42 / 24.03.2017

Organizata Mjedisore “Let’s Do It Kosova” po vazhdon edhe këtë vit me aktivitete vetëdijesuese për mbrojtjen e mjedisit në kuadër të Fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën", të cilat po konkretizohen me aksione pastrimi nëpër lokacione të ndryshme të vendit.

Sot vullnetarët e "Let's Do It Kosova" do të organizojnë aksion pastrimi në Komunën e Shtërpcës.

Aksioni do të realizohet në bashkëpunim me banorë të komunitetit serb dhe shqiptarë në Shtërpcë, me të cilët do të largohet një sasi e madhe e mbeturinave nga ky qytet.

Për organizimin e këtij aksion ka ndihmuar edhe Këshilli i Veprimit Rinor të Shtërpcës, ndërsa do të marrin pjesë edhe zyrtarë nga kjo komunë dhe zyrtarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Iniciativa “Let’s Do It Kosova”, njofton të gjithë qytetarët, se aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe më tej, prandaj u bëjmë thirrje për mobilizim dhe pjesëmarrje.

MalishevëKomente: 0 IPKO ndihmon QKMF-në e Malishevës me aparat laboratorik 12:07 / 18.01.2019 Kompania telekomunikuese IPKO, sot ka ndihmuar QKMF në Malishevë, me një aparat laboratorik dhe një aparat tjetër për EKG. Ky donacion i kësaj kompania, është vlerësuar lartë, pasi këto mjete, do të ndihmojnë në masë të madhe, QKMF-në, përkatësisht...
KaçanikKomente: 0 Komuna e Kaçanikut e angazhuar në pastrimin e rrugëve nga bora 11:27 / 14.01.2019 Kryetari i Kaçanikut Besim Ilazi dhe nënkryetari Ylber Bajra, udhëhoqën mbledhjen e fillimjavës së ekzekutivit komunal, ku u njoftuan me punët dhe aktivitetet javore si dhe me planifikimet për javën që sapo kemi filluar.