Shtime, arrestohet pasi godet me veturë këmbësorin

ShtimePostuar: 12:31 / 10.07.2017

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar mashkull, pasi i njëjti përderisa ishte duke lëvizur me veturën Mercedes me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, ka goditur këmbësorin-viktimën mashkull në fshatin Davidovc në Shtime.

Sipas raportit të policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, transmeton Indeksonline

 Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Indeksonline/