Shtime, nisin punimet në deponinë e mbeturinave inerte

ShtimePostuar: 10:50 / 25.03.2019

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Halil Halili, ka njoftuar qytetarët e komunës së Shtimes për shfrytëzimin e Lokacionit për hedhjen e mbeturinave Inerte sipas vendimit të miratuar nga Kuvendi i Komunës, në Zonën Kadastrale - Belinc.

Drejtori Halili, po ashtu ka bërë të ditur se mbikëqyrjen e deponisë do ta bëjë kompania e licencuar për menaxhimin e mbeturinave të ngurta dhe se ky vendim i obligon të gjithë qytetarët dhe bizneset që mbetjet e ngurta të dërgohen në këtë deponi, në rastin tjetër për nevoja të tyre apo të personave të tjerë, jepet leje e veçantë me vendim të Komunës, drejtorisë përkatëse. /InfoKomuna/