Debat publik për caktimin e kritereve për ndarjen e subvencioneve

ShtimePostuar: 16:05 / 10.05.2017

Sot është mbajtur debati publik lidhur me Rregulloren për caktimin e kritereve për ndarjen e subvencioneve dhe transferevepër, e cila me vendimin e Kuvendit, në mbledhjen e fundit, është nxjerrë në diskutim publik.

Në këtë debat, të cilin e ka kryesuar Zyrtari kryesor finanaciar, z. Jetush Rrafshi dhe u.d. i DKRS-së, z. Selim Zeqa, kanë marrë pjesë pjesëtarët e SHC: “ Vizionida “, “ Demos “, “ Polis “ pastaj Shoqata e Bjeshkatarëve “ Guri i Shtrenjtë “, KF “ Vjosa “ etj.

Janë debatuar kriteret për subvencionet që do të mund t’i ndajë DKRS për të përkrahur aktivitetet e ndryshme, si të: Klubeve sportive, sportistët e dalluar, garat sportive, shoqëritë amatore, teatrot amatore, festivalet, botimet e librave, ekspozitat me fotografi, aktivitetet me karakter garues, pjesëmarrjen në festivale jasht komunës, promovimi i librave, promovimi i talentëve të rinj, aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive, KVRL etj.

Përfaqësuesi i Organizatës “ Polis “ ka kërkuar që të shtohet edhe një nen në Rregullore ku do të mund të planifikohen subvencione për SHC, të cilat do të mund të participojnë në projekte të ndryshme kur gjejnë donatorë për projekte të caktuara.   /InfoKomuna/

PejëKomente: 0 Mbahet takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës 12:20 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal në Pejë, mbajti sot takimin e radhës të rregullt, kryesuar nga Rexhep Kurtbogaj, ku morën pjesë kryetari Gazmend Muhaxheri, Nënkryetarët, Drejtorët, mediat dhe qytetarët të interesuar, ku është debatuar për disa pika të rendit të ditës.