Digjet një shtëpi në Shtime

ShtimePostuar: 13:23 / 28.08.2017

Policia njofton se një ankues ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë shtëpia e tij.

Njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dal në vend-ngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin, raporton InfoKomuna.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në fshatin Vojnovc të Shtimes në ora 10:05.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz. /InfoKomuna/