Diskutojnë për ndalimin e operimeve ilegale të gurorëve në Shtime

ShtimePostuar: 15:44 / 24.04.2018

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli me bashkëpunëtorët e tij , pritën në takim kryeinspektorin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Fatmir Gërguri.

Temë kryesore në këtë takim ishte diskutimi rreth ndalimit të operimeve ilegale të gurorëve në Komunën e Shtimes.

Kryetari Ismajli tha se “ne si Komunë e Shtimes jemi të interesuar të bashkëpunojmë, për të ndaluar të gjithë operatorët ilegal, ku do të jemi strikt konform detyrave dhe funksioneve të Bordit të KPMM-së, të cilat përcaktohen sipas ligjit për Minierat dhe Mineralet".

"Ne duhet që t’i dimë të gjitha obligimet që kemi, andaj operatorët të cilët dëmtojnë shfrytëzimin e rregullt të resurseve minerale në Kosovë dhe shfrytëzimin optimal të resurseve minerale në të gjitha veprimtaritë nuk do të kenë leje dhe pse ne e kemi ndaluar duke bërë inspektimin e tyre“, theksoi Ismajli.

Kështu që së bashku me Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale do të bashkëpunojnë për të siguruar një operim me standarde në ruajtjen e ambientit dhe mjedisit. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.