Donatorja dhuron karrocë elektrike pacientit Granit Emini

ShtimePostuar: 12:54 / 10.05.2018

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Shpresa Tafa, pritën në takim donatoren Vjosa Metaj-Cena.

Me kërkesën e drejtoreshës së Shëndetësisë donatorja Vjosa Metaj - Cena i është përgjigjur pozitivisht që karrocën elektrike e cila ka një vlerë 2000 € t’ia dhurojë Granit Eminit nga fshati Davidovc banorë i komunës së Shtimes.

Kryetari Ismajli falënderoi Vjosa Metaj - Cena për këtë gjest human, ndër të tjera tha se "me vjen mirë që ende kemi njerëz human dhe unë ju përgëzoj për këtë vepër".

Në shenjë falënderimi kryetari Ismajli si dhe drejtoresha Shpresa Tafa e falënderuan Vjosa Metaj - Cena, duke i dhuruar mirënjohje dhe lule. /InfoKomuna/