"Humanity First" dhuron 10 kompjuterë për Gjimnazin "Naim Frashëri" në Shtime

ShtimePostuar: 09:20 / 19.04.2018

Drejtori i DKA-së në Shtime, Mensur Neziri së bashku me organizatën angleze "Humanity First" kanë vizituar Gjimnazin “Naim Frashëri”, ku së bashku me drejtorin e kësaj shkolle, Rexhep Hasani, kanë përuruar kabinetin me kompjuterët të cilët, i ka dhuruar donacion organizata "Humanity First".

Me këtë rast, shkolla ka përfituar 10 kompjuterë. Drejtoria e shkollës nevojën për këtë projekt e ka fokusuar në komponentën e zhvillimit profesional të mësimdhënësve.

Drejtori Neziri, ka përshëndetur dhe falënderuar donatorin "Humanity First" për projektin në fjalë. "Ky investim në është i mirëseardhur pikërisht në momentin kur pritet të lansohet projekti që ka për qëllim lehtësimin e programit të mësimdhënësve, përmes platformës elektronike dhe ueb-faqes për të zbatuar planin e punës "dhe kështu duke ngritur cilësinë dhe kushtet për mësimdhënie e mësimnxënie", tha ai.

Drejtori i Gjimnazit “Naim Frashëri”, Rexhep Hasani ka thënë se projekti ka tendencë zgjerimi, për një fazë të dytë të mbështetjes së shkollës edhe me kompjuter tjerë, me të vetmin kusht që të shfrytëzohen për të mirë e shkollës dhe ngritjes së cilësisë dhe kushteve për mësim.

I deleguari i "Humanity First", dega në Gjermani, Jinauddin Seif, sot ishte i pranishëm në shkollën tonë për ta përuaruar këtë kabinet si dhe për të parë zbatueshmërinë e marrëveshjes mes shkollës dhe Humanity First rreth përdorimit të kompjuterëve./Infokomuna/